Lajme

Serbit i konfiskohen 300 zogj pulash, tentoi të futet ilegalisht në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 20 May 2022

Policia e Kosovës e ka ndaluar në Leposaviq të dyshuarin mashkull shtetas të Serbisë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepra penale, duke tentuar që përmes rrugëve alternative të futet në territorin e Kosovës.

Sipas policisë, të njëjtit gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur 300 zogj pulash, të cilët në konsultim me prokurorin janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur 300 zogj pulash, të cilët në konsultim me prokurorin janë dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera