Ekonomi

Seminari i Kërkimit Ekonomik të Evropës Juglindore mbahet në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 10 Gusht 2017

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se Seminari i 11-të i Kërkimit Ekonomik të Evropës Juglindore do të zhvillohet më 4 dhe 5 dhjetor 2017 në Tiranë.

Në informacionin e publikuar në faqen zyrtare të BSH-së, theksohet se, në këtë aktivitet të rëndësishëm do të prezantohen dokumente hulumtime nga akademikë dhe bankierë të Banka Qendrore, të vendeve të Europës Juglindore.

Seminari do të diskutojë zhvillimet kryesore në tregjet e parasë, zbatimin e politikës monetare dhe kornizat operacionale të bankave qendrore që nxisin zhvillimin e industrisë bankare.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy