Lajme

Selman Kolgeci pas takimit me qytetarët në Bllacë: Vendi i heronjve dhe i njerëzve punëtorë na mirëpriti ngrohtësisht

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selman Kolgeci ka ndarë pamje nga tubili electoral në Bllacë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se “Sonte, nikoqiri ynë ishte Bllaca. Vendi i heronjve dhe i njerëzve punëtorë na mirëpriti me ngrohtësi”.

“Me qytetarët e shumtë të Bllacës, Duhles, Sllapuzhanit, Grejqevcit e Dragaqinës shpalosëm pjesë të programit tonë qeverisës, të ndërtuar mbi zhvillimin ekonomik, përkrahjen e familjes, arsimin cilësor dhe një shtet që u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Kolgeci.

-Advertisement-

Ai shtoi se me qytetarët e shumtë të Bllacës, Duhles, Sllapuzhanit, Grejqevcit e Dragaqinës u shpalosën pjesë të programit të tij qeverisës, i cili fokusohet në zhvillimin ekonomik, përkrahjen e familjes, arsimin cilësor dhe një shtet që i shërben të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Interesimi dhe diskutimet e hapura me banorët e këtyre vendbanimeve na japin edhe më shumë motivim për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt një Kosove më të mirë për secilin”, tha Kolgeci.

Ndryshe Selman Kolgeci kandidon për deputet me numrin 74 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy