Selimi: Kosova do të jetë në kahun e duhur të zhvillimit
Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 17 September 2019
Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe kandidati për deputet, Rexhep Selimi, ka bërë me dije se aktualisht kjo lëvizje është në fazën përgatitore dhe të mobilizimit të strukturave të organizatës dhe të anëtarësisë që në fushatë të hyjë sa më e përgatitur.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky mobilizim i lëvizjes po pritet me frymën e fitores kudo që po shkojnë dhe të kushdo që po e takojnë.
Selimi ka deklaruar se Vetëvendosje do të fitojë sepse këtë e duan qytetarët. Sipas tij, qytetarët e duan ndryshimin dhe Albinin kryeministër. “Pritjet tona janë reale. Presim fitore të bindshme. Nuk ka se si të jetë ndryshe. Ne do të fitojmë sepse këtë e duan qytetarët e këtij vendi. Qytetarët e duan ndryshimin dhe ne jemi ndryshimi. Qytetarët nuk e duan krimin dhe korrupsionin dhe ne do t’i luftojmë krimin dhe korrupsionin, se s’ka kush tjetër. Qytetarët janë lodhur nga kapja e shtetit dhe ne do ta ç’kapim shtetin. Qytetarët e duan zhvillimin, prandaj po na mbështesin. Qytetarët duan arsim e shëndetësi më të mirë dhe ne këtë ua sigurojmë. Mbi të gjitha, ne do të fitojmë sepse qytetarët e duan Lëvizjen Vetëvendosje në qeveri dhe Albinin kryeministër”, është shprehur Selimi.
Ai ka ironizuar me të larguarit nga LV-ja duke thënë se mbështetja për lëvizjen dhe ardhjet e reja nuk po ndalen saqë kanë harruar se kush ka ikur tashmë.
“Të ikurit nuk kanë lënë asnjë zbrazëtirë. Zbrazëtirën e kanë marrë me vete. Mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje dhe ardhjet e reja nuk po ndalen saqë kemi harruar se kush ka ikur tashmë”, ka theksuar Selimi.
Ai nuk ka dashur ta komentojë përplasjen fizike në mes të zyrtarëve të LV-së dhe të PSD-së, duke thënë se nuk ia vlen të merret me disa tipa ‘kamikazësh’.
“Jemi shumë aktivë edhe më shumë se çdoherë. Madje jemi aq aktivë saqë nuk ia vlen të merrem me disa tipa ‘kamikazësh’ që shkojnë nëpër studio për t’i dëmtuar emisionet më shumë sesa Lëvizjen. E vlerësoj aq shumë ‘Epokën e re’ saqë nuk dua t’ju marr hapësirë më shumë për këtë temë”, ka deklaruar Selimi.
Ai ka theksuar se gara në mes të LV-së dhe LDK-së nuk e përjashton bashkëpunimin për qeverinë Kurti.
Selimi ka vlerësuar se pas 6 tetorit Kosova do të jetë në kahun e duhur të zhvillimit të saj.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...