Selimi: BE-ja po shqyrton pezullimin e vizave dhe fondet për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
12:50 | 31 May 2023
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka dhënë informata shqetësuese për masat e mundshme që mund të pësojë Kosova për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.
Selimi në Twitter ka thënë se tri shtete të BE-së po i shqyrtojnë kërkesat për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimin e vizave.
Ai ka thënë se këto janë lëvizje drastike e të pa pranueshme.
“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së. Të paktën 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmendim këtu) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe visalib-it për Kosovën. Lëvizje drastike, e papranueshme, nëse shtyhen. Tani kemi nevojë për zgjidhje konkrete të paraqitura nga Kosova.” – ka shkruar Selimi në Twitter.
Për këtë informatë ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Von Cramon ka thënë se duhet një zgjidhje urgjente për veriun teksa ka thënë nuk duhet të ndodhë që të ndalet fondet dhe tërheqja e liberalizimit të vizave.
“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. Unë mund të imagjinoj se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim VisaLib dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar. Na duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun!” – ka shkruar ajo.


T� tjera
-
Sulmi fizik në asamblenë e Mitrovicës, jep versionin e tij Faton Peci
Situata është tensionuar sot në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ku një përp...
-
Skenat në asamblenë e Mitrovicës, flet Arian Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahir ka reaguar pas konfliktit fi...
-
Ambasada e Francës njofton: Aplikimi i parë për lejeqëndrim në Kosovë tashmë mund të bëhet online
Ambasada e Francës në Prishtinë ka njoftuar shtetasit francezë se aplikimi i ...
-
KFOR: Ushtarët e NATO-s vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën, 24 orë në ditë
Misioni i KFOR-it ka bërë të ditur se ushtarët e tij vazhdojnë të jenë të ang...
-
Rrënimet në Ujman, Prattipati takohet me Pacollin, ambasada e SHBA-së jep detaje
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua...
-
Festoi me goma fitoren e Faton Pecit, këshilltari i tij Mon Neziri përleshet me asamblistin e PDK-së në Mitrovicë
Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së...
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK: Me urdhër të Menaxhmentit për “muaj sulmues” u vendos të shtohej prodhimi, u RREZIKUA jeta e punëtorëve
Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme me shkrim për rreziqet ndaj punëto...
-
Lansohet web-faqja e re e KMShK-së
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka lansuar web faqen e re. ...
-
Peleti “flakë” në Prizren, komuna e blen 568 euro tonin, Rahoveci vetëm 400 euro
Plot 168 euro më shtrenjtë për çdo ton pelet sesa Komuna e Rahovecit ka vendo...
-
Tensione e shtyrje fizike në Kuvendin e Komuës së Mitrovicës së Jugut, Peci qëndron brenda sallës
Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut ka ndodhur një incident pak minuta...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt/ Gjykata në Pejë cakton masën e paraburgimit ndaj katër të pandehurve
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërke...
-
Aksidenti në Gjakovë, policia jep detaje
Një vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Shaban Polluzh...




































