Ekonomi

Sektori financiar dhe i patundshmërive, atraktiv për investitorët

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 06 December 2018

Sektori i patundshmërive edhe ai financiar edhe më tutje vazhdojnë të jenë ndër sektorët vendorë më joshës për investitorët e huaj, shkruan Gazeta inFokus.

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë vitit 2017 në sektorin e patundshmërisë janë investuar 187.2 milionë euro. Nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit gusht në këtë sektor investitorët e huaj kanë investuar 117,3 milionë euro. Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare edhe sektori i shërbimeve financiare po tregohet tërheqës për investitorët e huaj.

Konstatime të tilla mund të mbështeten në faktin se gjatë vitit që lamë pas, në këtë sektor investitorët e huaj kanë investuar hiç më pak se 55 milionë euro, derisa gjatë periudhës raportuese janar-gusht 2018 janë investuar 1,8 milion euro.

-Advertisement-

Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se nga fillimi i vitit 2018 e deri në fund të muajit gusht në sektorin e bujqësisë janë investuar 200 mijë euro, derisa gjatë vitit që lamë pas ka pasur tërheqje të investimeve nga ky sektor.

Po sipas këtyre të dhënave, edhe në sektorin energjetik gjatë 8 muajve të parë të këtij viti investitorët e huaj kanë investuar 2,9 milionë euro, derisa në sektorin e industrisë dhe atë të mineraleve ka tërheqje të investimeve të huaja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera