Lajme

Sekretari i ri i Vetëvendosjes ka në bankë 1,2 milionë euro, shtëpi, toka e banesa…

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 23 October 2022

Alim Rama do të jetë sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti që qeverisë me vendin.

Por subjekti politik i orientuar ideologjikisht në të majtë, sekretar do të ketë një milioner.

Mbi 1 milion e 200 mijë euro i ka të raportuara Rama – ai është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

-Advertisement-

Këto mjete financiare i ka nëpër banka të ndryshme vendore, por edhe të huaja.

Por pasuria e tij nuk mbaron vetëm me para kesh.

Ai e ka një shtëpi të madhe, dy banesa, dy prona dhe dy vetura, njërin prej tyre me vlerë hiç më pak se 48 mijë euro.

Rama merr rreth 13 mijë euro pagë vjetore. Ndërkaq pasuritë e deklaruara i ka si të përbashkëta, pa deklaruar që të kujt tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera