Lajme

Seanca në ora 22:00, Cakolli: Le ta provojnë edhe deputetët punën ‘jashtë orarit’ sonte, sikur mijëra punëtorë në sektorin privat

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 02 March 2023

Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në KDI, ka komentuar seancën që do të mbahet nga ora 22:00 në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se është mirë që edhe deputetët ta provojnë punën jashtë orarit sonte, sikur mijëra punëtorë tjerë të sektorit privat.

Ai ka thënë se nuk është se ditëve tjera kanë orar apo janë aq produktiv por që në situata të tillë, një herë gjatë një mandati mund ta shohim se sa seriozisht e marrin punën e tyre si deputet.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Le ta provojnë pak edhe deputetët punën “jashtë orarit” sonte, sikur mijëra punëtorë tjerë të sektorit privat.

Normalisht, kjo s’nënkupton se ditëve tjera kanë orar, apo janë kushedi sa produktiv.

Por, në këso situata – një herë gjatë një mandati – kemi mundësi ta shohim sa seriozisht i marrin punën dhe funksionet e tyre deputetët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera