Lajme

Seanca e natës, Konjufca me humor thotë “mirëmëngjesi”

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 02 March 2023

Deputetët e VV-së mbërrijnë të parët për seancën e orës 22:00

Deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje janë të parët që kanë mbërritur në sallën e kuvendit për seancën që pritet të vazhdojë në orën 22:00.

Në pamje shihen deputetë të VV-së bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, i cili me shaka teksa bisedon rrugës disa njerëzve iu thotë “mirëmëngjesi”.

-Advertisement-

Në seancën që pritet të vazhdojë nga ora 22:00 temë diskutimi do të jetë raportimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me marrëveshjen e 27 shkurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera