Sport

Schick flet për kalimin në Romë

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 28 August 2017

Patrik Schick sot edhe zyrtarisht do të bëhet futbollist i Romës.

Roma dhe Sampdoria kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të talentuar, Patrik Schick.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Sampdorias, ndërsa Roma do të paguajë 38 milionë euro.

Vet lojtari thotë se është i lumtur dhe se Roma është zgjedhja e duhur për të.

-Advertisement-

“Roma? Jam shumë i lumtur, është zgjedhja e duhur për mua”, tha Schick për gazetarët italianë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera