Lajme

SBASHK-u kërkon mendimin e grevistëve për pezullimin e grëvës (DOKUMENT)

Autori: Islam Morina 17:41 | 28 September 2022

SBASHK-u ka kërkuar mendimin e anëtarësisë greviste për mundësinë e pezullimit të grevës dhe fillimin e procesit mësimor nga 3 tetori, shkruan Gazeta Infokus.

Në dokumentin e SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë greviste që e ka siguruar Gazeta Infokus, thuhet se nëse greva do të pezullohej ajo të bëhej deri në janar të vitit që po vjen dhe se kjo sindikatë do të vazhdojë përpjekjet për të vënë dialog social mes tyre dhe qeverisë.

SBASHK-u ka thënë se do të vazhdojë orvatjet për rikthimin e dinjitetit të nëpoërkëmbur të mësimdhënësvedhe përmbushjen e kërkesave themelore të tyre si:

-Advertisement-

Mbështetja shtesë e pagës deri në zbatimin e Ligjit për Pagat dhe sipas rritjes ekonomike, përfshirë shkallën e inflacionit;

Plotësim ndryshimin e Ligjit Nr. 04/L 131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për ta hequr kriterin e 15 viteve kontributdhënëse;

Plotësim ndryshimin e ligjit të sigurimeve shëndetësore;

Në dokumentin e SBASHK-ut drejtuar anëtarëve të saj po ashtu thuhet se dinjiteti I mësimdhënësve është nëpërkëmbur sin ë kohën e viteve të 90-ta./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera