Lajme

SBASHK ka nisur konsultimet me anëtarësinë për grevën, e kanë një pyetje për ta

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 28 September 2022

Sindikata e Arsimit po e shqyrton mundësinë e pezullimit të grevës. Për këtë ka nisur kërkesë te anëtarësia për ta kërkuar opinionin e tyre.

Kështu ka thënë, Reshit Kushaj, kryetari i Këshillit Grevist të kësaj Sindikate.

Ai thotë se në asnjë variant nuk do të kërkohet ndërprerja e grevës, por pezullimi.

-Advertisement-

Si kornizë kohore e përmendi fundin e vitit kur do të shqyrtohet mundësia e rikthimit të grevës në rast se kërkesat e tyre nuk gjejnë zbatim nga Qeveria.

“Ne sot do ta pyesim anëtarësinë nëse janë për pezullimin e grevës deri në fund të vitit”, tha Kushaj për Express.

Kurse në letrën e SBASHK-ut u kërkohet atyre që të fillojnë mësimin më 3 tetor.

“Duke u nisur nga kjo këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022”, thuhet në letrën e SBASHK-ut.

Tashmë ka kaluar një muaj që kur greva në arsim nisi, më 25 gusht.

Sindikata kërkon shtesa 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga. Por qeveria i ofron 50 euro në kuadër të pakos anti-inflacion.

Divergjencat e thella kanë shkaktuar edhe diskurs “agresiv” mes palëve.

Këshilli i Prindërve ka paralajmëruar greva nëse s’ka zgjidhje deri më 1 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera