Lajme

Sanna Marin, kryeministrja që do të “bashkojë” Finlandën me NATO-n

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 11 April 2022

Lajmi se Finlanda do të braktisë neutralitetin e saj historik për t’u bashkuar me NATO-n rivendos në qendër të vëmendjes vendin skandinav.

Ajo ka 1 mijë e 340 kilometra kufi me Rusinë dhe kryeministrja e saj, Sanna Marin, socialdemokrate, është udhëheqësja me moshën më të re në botë.

Vetëm 36 vjeç, në detyrë që nga dhjetori i vitit 2019.

-Advertisement-

Marin, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të mbahet mend jo vetëm si kryeministrja më e re ndonjëherë, por edhe si kryeministrja, qeveria e së cilës ka vendosur një ndryshim epokal në ekuilibrin e aleancave midis Lindjes dhe Perëndimit në Evropë.

Sepse nëse njoftimi është bërë nga presidenti i Republikës Finlandeze, Sauli Niinisto, përgjegjësia kryesore është e qeverisë së kryesuar nga Marin që po realizon projektin.

Në ditët në vijim Marin do të paraqesë në Parlament librin e bardhë për këtë temë dhe më pas do të bëhet votimi.

Skenarët politikë ndërkombëtarë që kanë ndryshuar pas agresionit rus ndaj Ukrainës sugjerojnë një shumicë të madhe votash pro.

Do të ecet me shpejtësi, raporti i qeverisë do të arrijë në Kuvend deri në Pashkë, thonë nga Helsinki.

Jo vetëm kaq, ministri i Jashtëm Pekka Haavisto shtoi se Suedia, e përfshirë në të njëjtin proces, mund të anëtarësohet në NATO në të njëjtën kohë me Finlandën.

Qeveria suedeze drejtohet gjithashtu nga një grua, Magdalena Andersson, edhe ajo socialdemokrate, e zgjedhur për herë të dytë në fund të vitit 2021./Albanianpost.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera