Sport

Sancho kërkohet nga gjiganti i La Ligës

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 28 June 2024

Barcelona raportohet se është e interesuar për anësorin e Manchester United, Jadon Sancho.

Sancho është në shitje nga United pasi e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar si huazim me finalistët e Champions League, Borussia Dortmund.

Një rikthim në Dortmund është i mundur, por sipas medieve spanjolle, Barça është hedhur në sulm për anësorin anglez.

-Advertisement-

“Sancho po diskutohet në ‘Nou Camp’ si zëvendësues i mundshëm i Raphinhas.

Katalanasit do të ishin të prirur për të arritur një marrëveshje huazimi me një detyrim blerje në fund të sezonit”, shkruajnë mediet iberike.

Ndryshe, Barcelona është duke e monitoruar edhe Luis Diaz (Liverpool) dhe Nico Williams (Athletic Bilbao).

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy