Lajme

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 23 October 2022

Samiti i radhës mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, do të mbahet më 6 dhjetor, në Tiranë.

Kështu ka njoftuar Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së – Ballkani Perëndimor në rajon – më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, ka shkruar Michel në Twitter.

-Advertisement-

Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për BE-në.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, ka deklaruar ai. /Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera