Lajme

Sadiku: LDK duhet të jetë një opozitë e zëshme ndaj Vetëvendosjes, kjo qeverisje ka qenë e dëmshme për shtetin tonë

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 30 July 2026

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, para mbajtjes së Kuvendit të partisë, ka bërë thirrje që delegatët të votojnë sipas bindjeve të tyre, duke theksuar se do ta respektojë çdo lidership që del nga procesi demokratik, shkruan Gazeta Infokus.

Sadiku përmes një postimi në “Facebook”, tha se ndryshimi në udhëheqjen e partisë është një proces normal në demokraci dhe se vendimi duhet të merret nga vullneti i delegatëve.

“Sot, partia që më dha mundësinë të garoj për deputet dhe të cilën e kam zgjedhur për shkak të bindjeve të mia ideologjike, po kalon nëpër një proces të rëndësishëm, por thellësisht demokratik”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai u bëri thirrje delegatëve që të votojnë sipas bindjeve personale dhe vizionit që secili kandidat paraqet për të ardhmen e LDK-së.

“Unë do ta respektoj dhe do ta përkrah çdo lidership që del nga ky Kuvend, sepse ai do të jetë rezultat i një procesi demokratik. Por kam një kërkesë të qartë për secilin që do ta marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së partisë: LDK duhet të jetë një opozitë e zëshme, e guximshme dhe proaktive ndaj pushtetit të Vetvendosjes. Jo për arsye personale, as për interesa partiake, por sepse sinqerisht besoj se kjo qeverisje ka qenë e dëmshme për shtetin tonë.”, ka deklaruar Sadiku.

Megjithatë, ai tha se udhëheqja e re duhet ta shndërrojë LDK-në në një opozitë të fortë ndaj Qeverisë së Vetëvendosjes.

Ndryshe sot Lidhja Demokratike e Kosovës mban sot në orën 18:00 një mbledhje të jashtëzakonshme të rreth 150 delegatëve.

Në këtë Kuvend do të vendoset për kërkesën e vetme, atë të shkarkimit ose jo të Lumir Abdixhikut./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy