Lajme

Sa do të kushtojë bileta 24-orëshe në “Prishtina Parking”?

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 23 Dhjetor 2023

Të enjten e javës që po e lëmë pas, në Kuvendin Komunal të Prishtinës është mbajtur seancë publike, ku është miratuar ndryshimi i rregullores për ndërmarrjen publike lokale, “Prishtina Parking”.

Me ndryshimet në këtë rregullore, banorët rezidentë të Prishtinës do të përfitojnë parking falas për veturën e tyre të parë, ndërsa u votua edhe propozimi që të ulet çmimi i pagesës për parking për automjetin e dytë.

Veç këtyre, rregullorja e re nuk parasheh më gjoba standarde për personat që parkojnë automjetet e tyre në parkingjet e menaxhuara nga ndërmarrja dhe nuk kryejnë pagesë. Në vend të saj, shoferët do të detyrohen të paguajnë një biletë 24-orëshe dhe gjithashtu do t’u vendoset edhe bllokada në rrota.

-Advertisement-

Kjo biletë do të vlejë më pas për 24 orët e ardhshme për të gjitha parkingjet e menaxhuara nga “Prishtina Parking”.

Por, një gjë nuk u bë e ditur me prezantimin e rregullave të reja – çmimi i kësaj bilete.

Klan Kosova ka pyetur në ndërmarrje rreth kësaj çështjeje.

“Bileta 24-orëshe do të kushtojë 20 euro dhe do të mund të shfrytëzohet brenda asaj periudhe nëpër të gjitha parkingjet e menaxhuara nga ndërmarrja”, tha Sokol Havolli, drejtori menaxhues i “Prishtina Parking”.

Ai madje e vlerësoi si shumë pozitiv faktin se shumica e propozimeve për rregulloren e re kanë kaluar.

Florian Dushi, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, gjatë prezantimit të rregullores së re para asamblistëve, tha se kërkesa për ndryshime ka ardhur nga qytetarët.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy