RYCO në Tiranë i kërkon Qeverisë serbe ta largojë përfaqësuesin për foton me hartën e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 25 January 2023
Sekretariati i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Tiranë (RYCO) i ka kërkuar Qeverisë së Serbisë që ta ndërrojë përfaqësuesin rinor të saj në Bordin Drejtues, pasi Jagosh Stojanoviq publikoi një fotografi me një flamurin “s’ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte mbuluar me flamurin e Serbisë.
“Pas përpjekjeve joformale për të gjetur një zgjidhje javën e kaluar, Sekretariati i RYCO-s ka ftuar zyrtarisht Qeverinë e Serbisë të reagojë dhe të zëvendësojë me efekt të menjëhershëm përfaqësuesin rinor në Bordin Drejtues z. Jagoš Stojanovic. Emërimi i kontestuar i Stojanovic për përfaqësues rinor dhe fotografia kontraverse që ai postoi në mediat sociale janë kundër vlerave thelbësore të RYCO-s dhe nxisin gjuhën e urrejtjes, nga e cila distancohet Sekretariati i RYCO”, thuhet në njoftimin e RYCO-s në Tiranë.
Kjo zyrë alarmon se Stojanoviq ka cenuar vlerat e ndërtimit të paqes nga një përfaqëssues i Bordit Drejtues të RYCO-s.
“Kjo është thënë edhe në letrën dërguar ministrit serb të Turizmit dhe Rinisë, z. Husein Memiqć, duke thënë gjithashtu se Sekretariati i RYCO-s nuk mund të pranojë kur vlerat tona të ndërtimit të paqes dhe pajtimit cenohen, aq më tepër nga një përfaqësues rinor në Bordin tonë Drejtues. Theksuam se edhe kjo situatë ka treguar se sa e rëndësishme është përmirësimi i procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit rinor në të ardhmen, në mënyrë që të kemi një mekanizëm të unifikuar dhe transparent të pranueshëm si për qeveritë ashtu edhe për të rinjtë”,.
Zyra në Tiranë citon statutin e RYCO-s që thotë se përfaqësuesit e të rinjve në Bordin Drejtues zgjidhen ekskluzivisht nga Palët Kontraktuese dhe Sekretariati i RYCO-s nuk ka juridiksion në këtë proces.
Neni 16/3 thotë: “Çdo Palë Kontraktuese do të zgjedhë një përfaqësues të të rinjve duke përdorur mekanizmat e veta në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe demokratike dhe në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile që merret me rininë”.
Në fund të njoftimit thuhet se “Që nga viti 2017, RYCO ka punuar në të gjithë rajonin me të rinj nga të gjitha prapravijat në promovimin e paqes, mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës dhe respektit, të cilat janë vlerat në të cilat ne besojmë fuqishëm dhe që drejtojnë punën tonë të përditshme. RYCO do të mbetet e përkushtuar për të kundërshtuar të gjitha format e veprimit që nxisin urrejtjen dhe jotolerancën midis të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të promovojë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”.
Të tjera
-
Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Wash...
-
Policia arreston dy persona, njëri nga ta gëlltit një qese të vogël me kokainë – konfiskohen lëndë narkotike dhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në flagrancë, pasi të njëjtit janë ...
-
Breshër i madh edhe në Prishtinë, veturat detyrohen të ndalen tek ura në Fushë Kosovë (PAMJE)
Reshjet e mëdha të shiut si dhe breshër i madh kanë filluar të bjerë pasditen...
-
Grenell: Kosova po largohet nga Perëndimi, Kurti e Osmani u kritikuan edhe nga administrata e Biden
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard ...
-
Cameron do të vizitojë Tiranën, vendoset posteri gjigant ku i urohet mirëseardhje
David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë ...
-
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës...
-
Bitcoin vazhdon rritjen, ja sa shkoi
Çmimi i Bitcoin aktualisht është vetëm 3% larg nga niveli i tij më i lartë i ...
-
Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Gjykata Speciale, nuk do ...
-
Avokati Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar – “Trupi gjykues ka qenë në dijeni”
Avokati Besnik Berisha, ka deklaruar se Enver Sekiraqa është në spital duke u...
-
Shi e breshër në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët
Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin...
-
Kurti për “The Times”: Dezinformata të paprecedenta nga Serbia kundër aleatëve të Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti po paralajmëron se Kremlini po e përdor Serbinë për ...
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...