Lajme

Rusia shpall armëpushim për civilët në Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 25 April 2022

Ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj do të ndalonin sulmet për të lejuar civilët të largoheshin nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Trupat ruse “nga ora 14:00 me orën e Moskës më 25 prill 2022, do të ndalojnë në mënyrë të njëanshme çdo sulm, do të tërheqim njësitë në një distancë të sigurtë dhe do të sigurojmë tërheqjen e civilëve, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Javën e kaluar, Rusia tha se civilët dhe ushtarët ukrainas mund të largoheshin nga uzina e Azovstal me kushtin që forcat ukrainase të “ngrenë flamuj të bardhë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera