“Rusia po përgatitet…”, SHBA u bën thirrje amerikanëve të largohen menjëherë nga Ukraina
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 23 August 2022
Ambasada amerikane në Kiev u bëri thirrje të martën shtetasve amerikanë të largohen nga Ukraina, për shkak të informacioneve të besueshme, se Rusia po përgatitej të godiste në ditët në vijim infrastrukturën civile dhe qeveritare të këtij vendi.
Paralajmërimi vjen ndërsa më 24 gusht shënohen plot 6 muaj që kur Moska sulmoi Ukrainën, ditë që përkon dhe me 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish Bashkimi Sovjetik.
Mes frikës për sulme nga Rusia, qeveria ukrainase mori vendim të ndalë festimet të mërkurën në kryeqytetin e vendit.
“Departamenti i Shtetit ka informacione se Rusia po rrit përpjekjet për të nisur sulme kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare ukrainase në ditët në vijim”, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane.
“Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina menjëherë, me mjetet e tyre, nëse kjo do të ishte një gjë e sigurt për t’u ndërmarrë”, vijonte më tej deklarata.
Kjo nuk është hera e parë që Uashingtoni lëshon një paralajmërim të tillë, por në këtë rast paralajmërimi vjen ndërsa Ukraina shënon përvjetorin e pavarësisë nga sundimi sovjetik.
Njoftimi vjen gjithashtu pas vrasjes të shtunën me një makinë bombë të Darya Dugina-s, vajzës së një ultra-nacionalisti të njohur rus, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Putin. Moska ka fajësuar për vrasjen agjentë të zbulimit ukrainas, një akuzë që Kievi e ka hedhur poshtë. /VoA
Të tjera
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Osmani nderohet në Teksas, një qytet vendos se do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth ...
-
Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për su*met ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...
-
Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në...
-
Siljanovska sot merr detyrën si presidente e Maqedonisë së Veriut
Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Pr...
-
Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së për disa pemë
Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur për disa pemë, ...
-
Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryemini...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrẩḣu gruan dhe vajzën e tij
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mos...