Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Holandën
Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 31 May 2022
Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Holandë të martën, në përshkallëzimin e fundit të mosmarrëveshjes për pagesat e energjisë me perëndimin.
Kompania holandeze Gasterra raportoi se Gazprom ka vendosur të ndalojë furnizimin me gaz për shkak të refuzimit të kompanisë për të paguar në valutën ruse, rubla.
Gazprom Export ka kërkuar që vendet evropiane të paguajnë për furnizimet me gaz rus në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Gazprom tashmë kishte ndërprerë gazin për Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë pasi ato refuzuan të respektonin kushtet e reja të pagesës.
GasTerra, e cila blen dhe tregton gaz në emër të qeverisë holandeze, tha në një deklaratë se kishte “parashikuar” lëvizjet e Rusisë për të ndërprerë gazin dhe se ka blerë dy miliardë metra kub gaz që pritej të merrte nga Gazprom deri në tetor.
Rreth 44% e përdorimit të energjisë holandeze bazohet në gaz, por vetëm rreth 15% e gazit holandez vjen nga Rusia, sipas shifrave të qeverisë.
Qeveria holandeze njoftoi më herët planet e vendit për të ndaluar përdorimin e karburanteve fosile ruse deri në fund të vitit.
Vendet evropiane janë të ndara se si t’i përgjigjen kërkesës së Moskës që të gjitha pagesat për gazin të bëhen në monedhën vendase.
Gjermania dhe Italia thuhet se u kanë thënë kompanive të tyre se mund të hapin llogari në rubla për të vazhduar blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet./REL
Të tjera
-
Vizitë dy ditore në Pekin, Putin takohet me presidentin Xi: I lumtur që jam mes miqsh dhe partnerë të besuar, Kina dhe Rusia…
Putin dhe Xi kanë shtrënguan duart në një ceremoni mirëseardhjeje jashtë Sall...
-
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”
Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë...
-
Dita e dytë e Samitit rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të jetë pjesë e Samitit rajonal të lid...
-
Bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. ...
-
Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale
Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit t...
-
Nënkryetarja e Leposaviqit: Përmes strukturave paralele, Beogradi po krijon kaos tek serbët e Kosovës
Në komunat në veri të republikës së Kosovës është kthyer qetësia dhe deri dik...
-
U plagos rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Kryeministri sllovak Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën! Këtë l...
-
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër idesë së kryeministrit Alb...
-
Mali i Zi nikoqir i Samitit të liderëve Ballkan Perëndimor-BE
Sot në Malit të Zi mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor d...
-
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Sot votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare
Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuve...
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...