Rusia kërkon nga SHBA ta transferojë të burgosurin që njihet si “Tregtari i Vdekjes”, çfarë dihet për të?
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 05 August 2022
Mediat në Shtetet e Bashkuara njoftojnë se propozimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë për lirimin e të burgosurve amerikanë në Rusi, basketbollistes Brittney Griner dhe ish marinsit, Paul Ëhelan, përfshin shkëmbimin me tregtarin rus të armëve, Viktor Buout, i dënuar me 25 vjet burg në SHBA. Por cili është Viktor Bout? Materiali në vijim sjell detaje nga kapja e rusit, tregtia me armë e të cilit i ka dhënë nofkën, “tregtari i vdekjes”.
Jeta e tregtarit rus të armëve, Viktor Bout, ndonjëherë tingëllon sikur të ishte roman spiunazhi që vështirë të besohet se është i vërtetë.
I quajtur ndryshe “tregtari i vdekjes” dhe “shmangësi i sanksioneve” për shkak të aftësisë së tij për të anashkaluar embargot e armëve, 55 vjeçari Bout, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë përpara arrestimit të tij më 2008, me akuza të shumta në lidhje me trafikun e armëve.
Ai u kap në kamera duke rënë dakord t’u shiste agjentëve amerikanë, të cilët ishin paraqitur si përfaqësues të organizatës guerilase të majtë “FARC” të Kolumbisë, 100 raketa tokë-ajër, të cilat ata do t’i përdornin për të vrarë trupat amerikane.
Menjëherë më pas, ai u arrestua nga policia tajlandeze.
Pas dy vjetësh përplasjeje diplomatike me SHBA-në, gjatë të cilave Rusia, këmbënguli se Bout ishte i pafajshëm dhe rasti i tij ishte i motivuar politikisht, ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku u përball me një sërë akuzash, përfshirë konspiracion për të mbështetur terroristët, komplot për të vrarë amerikanët dhe pastrim parash.
Ai u gjykua për akuzat që lidhen me FARC-un, të cilat i mohoi, dhe në vitin 2012, u dënua nga një gjykatë në Manhattan, me 25 vjet burg, dënimi minimal i mundshëm.
Që atëherë, shteti rus ka qenë i vendosur për ta rikthyer atë.
Më 27 korrik, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni i kishte bërë “një ofertë thelbësore” Rusisë për të liruar basketbollisten amerikane, Brittney Griner dhe ish marinsin amerikan, Paul Ëhelan.
Më 29 korrik, Sekretari Blinken e konfirmoi se ka biseduar në telefon me homologun rus, Sergei Lavrov.
“Gjatë ditës bisedova me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Unë i bëra presion Kremlinit që të pranojë propozimin substancial që ne e kemi bërë për lirimin e Paul Ëhelan dhe Brittney Griner”, tha zoti Blinken. Blinken nuk pranoi të thoshte se çfarë po ofronin Shtetet e Bashkuara në këmbim të amerikanëve Griner dhe Ëhelan. Një burim i njohur me situatën konfirmoi raportin e publikuar nga televizioni amerikan, CNN se Uashingtoni ishte i gatshëm të shkëmbente tregëtarin e armëve si pjesë të një marrëveshjeje.
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...