Lajme

Rusia del me kërkesë se çfarë lloj armësh nu duhet vendosur kurrë në Ukrainë

Autori: Islam Morina 18:58 | 02 March 2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se Moska mbetet e përkushtuar ndaj demilitarizimit të Ukrainës dhe se duhet të ketë një listë të armëve të specifikuara që nuk mund të vendosen kurrë në territorin ukrainas, raporton Reuters, transmeton Gazeta Infokus.

“Duhet të identifikohen lloje specifike të armëve goditëse të cilat nuk do të vendosen kurrë në Ukrainë dhe nuk do të krijohen”, tha Lavrov në një intervistë me Al Jazeera, teksti i së cilës u publikua në faqen e internetit të ministrisë së tij.

Lavrov tha se Rusia e njeh presidentin Volodymyr Zelenskiy si udhëheqës të Ukrainës dhe e mirëpriti si një “hap pozitiv” faktin që Zelenskiy dëshironte të merrte garanci sigurie.
“Negociatorët tanë janë gati për raundin e dytë të diskutimit të këtyre garancive me përfaqësuesit ukrainas,” tha ai.

-Advertisement-

Zelenskiy tha në një intervistë të martën se Rusia duhet të ndalojë bombardimet e saj ndaj Ukrainës përpara se të zhvillohen bisedime të mëtejshme. Ai bëri thirrje për garanci sigurie, por nga NATO dhe jo nga Rusia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera