Lajme

Rusia bënë gati vaksinën e dytë kundër koronavirsut

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 22 September 2020

Rusia ka paralajmëruar vaksinën e dytë kundër koronavirsut.
Kështu ka bërë të ditur Agjencia e lajmeve Tass, raporton Gazeta Infokus.
Kjo vaksinë është zhvilluar nga Instituti Vektor i Siberisë dhe raportohet se vaksina i ka kompletuar testimet e hershme në njerëz javën e kaluar, shkruan The Guardian,

Për regjistrimin e kësaj vaksine dhe kohën e këtij veprimi, agjencia Tass e citoi institutin rus për sigurinë e konsumatorëve, të njohur si Rospotrebnadzor.
Në muajin gusht, Rusia e regjistroi vaksinën e parë kundër koronavirusit, e cila u zhvillua nga Instituti Gamaleya i Moskës, ndonëse testimi i saj i fazës së fundit ene është duke vazhduar.

Procesi testues i fazës që është në zhvillim e sipër i ka përfshirë së paku 40,000 persona.
Ekspertët shëndetësorë nga vende të ndryshme kanë shprehur dyshime për efikasitetin e kësaj vaksine për shkak të mungesës së provave shkencore për efektin e saj dhe mungesës së transparencës së Rusisë gjatë procesit të testimi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera