Rruga Prizren-Tetovë, kur do të nis dhe sa do të kushtojë?
Autori: Gazeta inFokus
15:52 | 25 Tetor 2021
Deri më tani, përveç premtimeve, nuk dihet asgjë rreth ndërtimit të rrugës që do ta lidhte Prizrenin me Tetovën. Ende nuk ka projekt fizibiliteti, prandaj nuk dihet se sa do të kushtojë kjo rrugë, nuk dihet saktësisht gjatësia dhe gjerësia e saj, dhe se kur do të përfundohej në tërësi ndërtimi.
Mehmet GJATA
Ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë, e përmendur si vizion i ndërtimit nga qeveritë e fundit të Kosovës, dhe jo pak e përfolur si një objektiv investimi kapital nga ministrat e Qeverisë Kurti, tani për tani, është i paqartë, jo shumë konkret dhe me shumë të panjohura për opinionin.
Ç’është e vërteta, synimin e ndërtimit të kësaj rruge, aq shumë të apostrofuar si një nevojë e ndërlidhjes Kosovë-Maqedoni dhe më shumë e ndërlidhjes shqiptaro-shqiptare dhe urgjencë investuese, së fundi, në disa raste e apostrofoi edhe Hekuran Murati, ministër i Financave në Qeverinë Kurti, i cili në një paraqitje publike para dy muajsh tha se brenda këtij mandati të Qeverisë Kurti do të realizohet ky projekt, kur kihet parasysh terreni shumë i ashpër për ndërtime rrugesh dhe ku ndërtimi mund të zgjasë për shumë vite.
Mirëpo, informata më të hollësishme rreth këtij projekti nga atëherë nuk janë dhënë nga asnjëri prej ministrave të qeverisë Kurti. Nuk dihet me saktësi se sa do të kushtojë kjo rrugë, sa do të jetë e gjatë, sa ura e tunele do të ketë dhe kur pritet të kryhet i tërë projekti.
Buletini Ekonomik nga 17 shtatori i ka kërkuar këto informata nga Ministria e Infrastrukturës, mirëpo përkundër insistimit nuk ka marrë përgjigje.
Megjithatë, këto ditë në një emision televiziv në një nga TV-të e Kosovës, Ministri i Financave, Hekuran Murati, sërish e aktualizoi ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, duke pohuar goxha me bindje se kjo rrugë do të bëhet.
“Edhe ajo do të bëhet. Ne s’po themi qe s’ka me u realizu asnjë rrugë. Se sa milionë euro do të investohen në atë projekt e tregon studimi i fizibilitetit”, tha ai. Ndërsa, kur është pyetur se a mund të jetë projekt që kushton 200 apo 300 milionë euro, Murati është përgjigjur:
“Nuk e besoj”, duke shtuar se gjysma do të jetë në territorin tonë, gjysma në territorin e Maqedonisë. “Nuk bëhet fjalë për një autostradë, por bëhet fjalë për një rrugë e cila do të lidhë Prizrenin dhe Tetovën dhe përveqse dy qytete do të lidhë edhe dy shtete”, tha Murati në këtë emision televiziv.
Fare në fund, ai potencoi se “ne e kemi kritikuar modelin e investimeve në autostrada super të shtrenjta, paralel e shumë më të lakueshme se rrugët ekzistuese. Ne po e bëjmë një rrugë të re që i lidh dy shtete, që i lidh dy qytete. Nuk do të jetë kostoja e lartë, ia vlen çdo cent investimi për atë rrugë”.
Deri më tani, përveç premtimeve, nuk dihet asgjë rreth ndërtimit të rrugës që do ta lidhte Prizrenin me Tetovën. Ende nuk ka projekt fizibiliteti, prandaj nuk dihet se sa do të kushtojë kjo rrugë, nuk dihet saktësisht gjatësia dhe gjerësia e saj, pos faktit që nuk do të jetë autostradë dhe pokështu nuk dihet se kur do të fillojë ndërtimi, sikundër ende është e paqartë mënyra e sigurimit të mjeteve të nevojshme për ndërtimin e saj./Buletini Ekonomik/

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...






























