Lajme

“Rritje ekonomike historike” deputeti i LDK-së i përgjigjet Kurtit: Raportet e BB dhe FMN thonë ndryshe

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 12 October 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e 100 të Qeverisë ka thënë se Kosova ka shënuar rritje ekonomike si anjëherë më parë, raporton Gazeta Blic.E kjo deklaratë e ka shtyrë deputetin e LDK Besian Mustafa që të reagoi.

Mustafa ka cituar të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare BB dhe FMN, të cilat flasin për rritje ekonomike dhe punësim, e përmes së cilave e ka demantuar Kurtin.Sipas tij “zhvillimi i pashembullt ekonomik” nuk po mund të dalë nga letrat propaganduese të Qeverisë e të takojë realitetin e xhepit të qytetarëve

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

“Zhvillimi i pashembullt ekonomik” nuk po mund të dalë nga letrat propaganduese të Qeverisë e të takojë realitetin e xhepit të qytetarëve. Atje, në realitetin e ftohtë të përditshëm ku takohet kuleta e qytetarit me çmimet gjithnjë në rritje të bukës, vajit, miellit, vezëve, derivateve, energjisë elektrike dhe çdo gjëje tjetër, dëmet e dështimit të pashembullt ekonomik janë të thella.

Si për inat të Qeverisë së padijshme, pak ditë më parë Banka Botërore deklaroi se parashikonin një rritje reale të ekonomisë kosovare për vetëm 3,1% për sivjet. Sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar kumtoi lajmin edhe më të keq, rritja reale pritet të jetë vetëm 2,7%! Sa e ultë do të jetë rritja reale e ekonomisë deri në fund të vitit? Varet edhe sa dëme e keqmenaxhime tjera do ja bëjë Qeveria ekonomisë këta dy muaj e gjysmë.

Të barabartë në varfëri është qëllimi i tyre. Dështimi i Pashembullt Ekonomik është trashëgimia e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera