Ekonomi

Rritje alarmante e çmimeve në ushqim, energji dhe shëndetësi – Inflacioni vjetor arrin 5.3% në vitin 2025

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 10 December 2025

Qytetarët e Kosovës po përballen me rritje të vazhdueshme të cmimeve të gjërave bazike dhe jetësore për të zhvilluar një jetë normale.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për indeksin e çmimeve të konsumit për muajin nëntor 2025, shihet se inflacioni vjetor ka arritur 5.3%.

Sipas këtyre të dhënave disa kategori kanë shënuar rritje të theksuar të çmimeve gjatë vitit, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e jetesës së qytetarëve, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ushqimi dhe energjia me rritjen më të madhe vjetore

Alarmante mbetet kategoria e ushqimit dhe pijeve joalkoolike që ka shënuar rritjen më të lartë vjetore me 8.7%, duke konfirmuar presion të vazhdueshëm mbi buxhetet familjare.

Po ashtu, strehimi, uji, energjia elektrike dhe lëndët djegëse kanë shënuar rritje prej 8.8%, një ndër ngritjet më të mëdha të vitit, duke reflektuar kostot e larta të energjisë dhe shpenzimeve të ngrohjes.

Rritje e theksuar edhe në shëndetësi dhe restorante

Çmimet në sektorin e shëndetësisë janë rritur për 7.0% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa restorantet dhe hotelet kanë shënuar rritje prej 8.5% brenda vitit.

Kategoritë me ndikim më të ulët

Disa kategori kanë pasur rritje më të moderuar:

Veshje dhe këpucë: 2.6%

Mobilje dhe pajisje shtëpiake: 2.9%

Arsimi: 3.8%

Mallrat dhe shërbimet e tjera: 3.4%

Ndërkaq, çmimet për rekreacion dhe kulturë kanë shënuar një rënie të lehtë prej –0.7% në nivel mujor.

Inflacioni mbetet shqetësim për qytetarët

Rritja e çmimeve në kategoritë bazike veçanërisht ushqim, energji dhe shëndetësi  tregon se barra kryesore e inflacionit vazhdon të bjerë mbi familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Institucionet e vendit ende nuk kanë publikuar masa të reja për amortizimin e çmimeve në sektorët që kanë shënuar rritjet më të theksuara./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy