Rritja ekonomike nuk ua përmirëson jetën kosovarëve
Autori: Doresa Geci
20:15 | 21 January 2019
Afro 90 mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët llogaritet se jetojnë në varfëri, edhe gjatë tri viteve të ardhshme nuk do tu përmirësohet gjendja.
Edhe pse rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2019-të sipas raporti të fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimore të Bankës Botërore është më e larta në rajon, njohësit e ekonomisë thonë se Kosova do të vazhdojë edhe gjatë viteve të ardhshme të ketë situatë të njëjtë të ekonomisë, shkruan gazeta inFokus.
Sipas Bankës Botërore, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike prej 4.5 për qind për vitet 2019, 2020 dhe 2021.
Mirëpo përkundër kësaj, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka vlerëson se efekti në krijimin e vendeve të punës do të jetë i vogël.
“Edhe gjatë vitit 2018-të përafërsisht kemi parë një normë të ngjashme të rritjes që realisht nuk kemi pasur vende të reja të punës të krijuar. Sipas statistikave zyrtare kemi pasur një rënie të lehte të të punësuarve në nivel të vendit. Prandaj ajo çfarë dua të potencoj është së norma si e tillë nuk është së do të garantoj vende të reja të punës”, ka thënë Zeka për gazetën inFokus.
Ndërsa sipas njohësit të ekonomisë Muhamet Mustafa kjo rritje nuk tregon ndonjë ndryshim esencial në krahasim me vitet e mëparshme.
Ai thotë se kjo më shume është ruajtje e status quos, se sa që krijon hapësira të reja për punësim dhe mirëqenie sociale.
“Pas masave të përmirësimit të politikës fiskale në dobi të prodhuesve vendor, në tri vitet e fundit ka qenë e pritur që në të hyjmë në zona të rritjes ekonomike më shumë se 5 për qind dhe ti afrohemi rritjes ekonomike prej 7 për qind”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij arsyeja kryesore për këtë gjendje ekonomike është mungesa e interesimit për investimeve nga investorët e jashtëm.
“Në fatkeqësisht kemi një ngecje në aktivitetin investues, sidomos nga jashtë dhe ndryshimet fiskale nuk po kapitalizohen për shkak të jostabilitetit politik dhe imazhit jo të mirë të vendit”, ka thëne Mustafa për gazetën inFokus.
Ndërkaq, sipas raportit të Bankës Botërore Shqipëria do të ketë rritje ekonomike 3.6 për qind, Maqedonia 2.9 për qind, Serbia 3.5 për qind, Mali i Zi 2.8 për qind, kurse rritja ekonomike për Bosnjë Hercegovinën ishte 3. 4 për qind. /Gazeta InFokus/.

T� tjera
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...






























