Ekonomi

Rritja ekonomike nuk do t’ua ndreqë jetën kosovarëve

Autori: Sylejman Sylejmani 12:43 | 14 November 2018

Ekonomia e Kosovës nuk do të ketë rritje e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, edhe për disa vite të tjera.

Kështu duket në parashikimet për ekonominë e vendit të realizuara nga Ministria e Financave, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe më 2020 e 2021, rritja reale ekonomike pritet të lëvizë mes 4.2 për qind e 4.8 për qind, rritje e cila nga ekspertët është vlerësuar se nuk ndikon asgjë në mirëqenien e qytetarëve.

-Advertisement-

Në këtë kohë, kur pritet të jetë kjo rritje ekonomike, sipas raportit do të rriten me një mesatare prej 8.6 për qind edhe investimet publike nga buxheti i rregullt.

Ky skenar i parashikimit, sipas raportit mund të ndryshojë, nëse bëhet investimi prej më shumë se 1 miliard euro në termocentralin Kosova e Re.

Nëse ndërtimi i tij ndodhë, atëherë raporti thotë se do të përshpejtohej norma e rritjes për një pikë të përqindjes. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera