RRITJA E ÇMIMEVE/ Gërxhaliu: Inflacioni “kancer” për shoqërinë, qeveria “Kurti” qëllim e ka pushtetin dhe jo shtetin e interesat e qytetarëve
Autori: Samire Jaha
11:43 | 14 October 2025
“Inflacioni është sëmundje kancerogjene e shoqërisë”, kështu të paktën e cilëson ekonomisti i njohur Safet Gërxhaliu i cili ka reaguar ashpër për rritjen e çmimeve dhe gjendjen ekonomike në vend, shkruan Gazeta Infokus.
Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) është rritur me 4.7% në shtator 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
E Gërxhaliu në një prononcim për Infokus tha se në Kosovë vazhdon të dominojë politika mbi ekonominë, duke theksuar se është koha që qeveria ta vendosë zhvillimin ekonomik si prioritet të prioriteteve.
““Në Kosovë më shumë flitet për Politikë sesa për Ekonomi, në rend të dytë duhet të kuptohet që ekonomia duhet të jetë prioritet i prioriteteve, në këtë drejtim nuk duhet të pritet se çka thojnë vetëm ekspertët e huaj por duhet të dëgjohen edhe ekspertët vendor sepse definitivisht inflacioni është sëmundje kancerogjene e shoqërisë, që e godet ekonominë e Kosovës në forma të ndryshme, dhe në veçanti është duke u goditur shtresa e ulët dhe ata që kanë të ardhura mujore shumë të vogla, prandaj besoj që është koha kur duhet të gjendet forma për të stagnuar efektet negative të inflacionit dhe jo vetëm të flitet për inflacionin”, tha Gerxhaliu për Infokus.
Njohësi i ekonomisë potencoi se ngritja e çmimeve duhet të shihet shumëdimensionalisht – ekonomikisht, socialisht dhe psikologjikisht.
Ai thekson se nuk duhet të pritet ulje të çmimeve kur kemi një qeveri që qëllim ka pushtetin, dhe jo shtetin e interesat e qytetarëve.
“Ngritja e çmimeve duhet të analizohet në aspektin ekonomik, në aspektin social mbi të gjitha edhe në aspektin psikologjik, fundi i vitit është fundi ku kemi më tepër rritje të konsumit, kemi diasporën kemi festat e fundi vitit dhe duke pasur parasysh që në Kosovë ka tregti spekulative nuk duhet të na habit fakti që do të ketë ngritje të çmimit dhe kur krejt kësaj i shtohet edhe fakti që është paralajmëruar ngritja e çmimit të energjisë elektrike atëherë duhet shumë më tepër të jemi të përgatitur për një racionalitet sesa të pritet ulja e çmimit me një qeveri që qëllim e ka pushtetin dhe jo shtetin e interesat e qytetarëve.”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Ekonomisti theksoi se politikanët në Kosovë duhet të kuptojnë raportin mes inflacionit dhe rritjes ekonomike, duke sqaruar se vendi nuk ka kapacitet ta dyfishojë rritjen për të arritur normalizim.
“Duhet të kuptojnë politikanët në Kosovë që në qoftëse në Kosovë ka 4.7 apo 5% inflacion atëherë rritja ekonomike duhet të jetë dyfishi për të arritur në normalizim dhe këtë dyfishim të rritjes ekonomike, Kosova e ka të pamundur për të arritur falë situatës aktuale politike, sanksioneve dhe barrierave me të cilat ballafaqohet ekonomia e në veçanti sektori privat në Kosovë”, tha tutje Gërxhaliu.
Ai gjithashtu kujtoi se Kosova ka humbur betejën me sektorin energjetik qysh pas luftës, duke thënë se nuk duhet të na habit fakti pse kemi ngritje të çmimit të energjisë pasi jemi të varur nga importi.
“Në rend të parë kuptohet mjerisht Kosova e ka humbur betejën me energjetike në vitet e para të pasluftës ku patriotët ambiental të lidhura me qarqe kriminale të energjisë elektrike në mbarë Ballkanin perëndimor u ngritën për ta stopuar çdo projekt për investimet për të prodhuar energji elektrike dhe në qoftëse je i varur nga importi atëherë nuk duhet të na habit fakti pse jemi këtu ku jemi, në rend të dytë nuk duhet të habitemi pse kemi një ngritje të çmimit të shkruar 16.1 përqind sepse ngritja e çmimit do të ndodhë prap sepse je i nvarur nga importi dhe e dyta nga vetë fakti që nga janari do të fillojë të paguhet taksa e dioksid-karbonit do të jetë një barrë shtesë të cilët edhe qytetarët edhe kosovarët në biznes nuk po e kalkulojnë, por do të jetë një goditje”, potencoi ekonomisti për Infokus.
Sipas tij, kjo situatë do të shkaktojë pasoja të mëdha për prodhuesit vendorë dhe tregun e punës.
“Nga kjo ngritje e çmimit të energjisë elektrike shumë prodhues nga Kosova po e bartin prodhimin në vendet tjera, shumë prodhues nuk mund të jenë konkurrent dhe kemi rënie të eksporteve pra kjo do të ndikojë edhe në aspektin social ku do të ketë mbyllje apo reduktim të vendeve të reja të punës, prandaj definitivisht është një situatë shqetësuese ku në vendet evropiane energjia elektrike për ekonomi është 40% më shtrenjtë e në Kosovë është 300 herë më e shtrenjtë..”, deklaroi Gërxhaliu.
Gerxhaliu theksoi se sot importi më i madh i vendit është energjia elektrike, jo karburantet, dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt në inflacion.
“Në të kaluarën një ndër importet kryesore në Kosovë kanë qenë karburantet por për fat të keq tani importi më i madh në Kosovë është energjia elektrike dhe një ndër indikatorët apo njëri ndër produktet kyqe të importuara që do të ndikojë në inflacion është çmimi i energjisë elektrike dhe jo derivatet e naftës prandaj në këtë drejtim duhet vërtetë të ketë më tepër transparencë, të ketë më shumë mundësi për të investuar në furnizim dhe jo të krijohen monopole dhe të ketë vetëm kompani të afërta në procesin apo që do ta rregullojnë tregun kinse të energjisë elektrike dhe do të furnizojnë qytetarët dhe bizneset”, shtoi ai, për Infokus.
Ndryshe nga statistika e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovë, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) ishte më i lartë për 4.7% në shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, pra gusht të vitit të kaluar.
Ndërkohë, inflacioni mujor shënoi një rënie prej -0.2% në krahasim me gushtin 2025. Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimit në disa kategori të mallrave dhe shërbimeve.
Ndër to, çmimet e pushimeve të organizuara u rritën me 23.1%, biletat e fluturimeve me 22.5%, energjia elektrike me 17.4%, kafeja, çaji dhe kakaoja me 14.2%, si dhe pemët me 13.0%.
Rritje të ndjeshme kanë pasur edhe mishi (12.1%), qumështi, djathi dhe vezët (8.8%), shërbimet hoteliere (8.3%), dhe vajrat e yndyrat (6.8%).
Këtu mund të shihni të gjitha statistikat për rritjen e çmimeve./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
GLPS: Byroja për konfiskim rrezikon të bëhet mjet politik
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se Byroja për ver...
-
Vrasja e Arlindës, protestohet para Gjykatës në Pejë
Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur gjithë Kosovën. Institucionet e sigur...
-
“Nga Kosova në Gjermani e Letoni”, EUCOM: Jemi të gatshëm për betejë në gjithë teatrin evropian
Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka publikuar një njoftim pë...
-
Berisha: PD-ja thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë pë...
-
Supremja e refuzon ankesën e Blerim Isufajt për shkarkim nga pozita e kryeprokurorit – kështu e arsyetojnë
Gjykata Supreme ia ka refuzuar ankesën Blerim Isufajt, ndaj vendimit të Këshi...
-
“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik
Është zbardhur dëshmia e Arlinda Zekajt, e dhënë në polici më 10 korrik të kë...
-
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve n...
-
“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Syla...
-
Kryetari i Mitrovicës reagon pas deklarimeve për grantet: “Prokuroria Speciale foli, grantet janë dhënë me meritokraci”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se...
-
S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kë...
-
Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e A...
-
Kurti përmend ultimatumin: Kanë edhe 54 orë afat për raportin për Arlinda Zekajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse...































