Rajoni dhe Bota

Rritet numri i viktimave në Itali, por bie ndjeshëm numri i të infektuarve

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 25 May 2020

Italia ka raportuar 92 vdekje të reja lidhur me koronavirusin përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane përgjatë konferencës së përditshme të hënën.

Numri është rritur sërish, në krahasim me një ditë më parë (të dielën) gjatë së cilës u shënuan viktima, Gjithashtu, i njëjti burim ka bërë me dije se janë infektuar 300 persona, shkruan lajmi.net.

Numri i vdekjeve ditore të së dielës nuk përfshiu vdekje nga rajoni i Lombardisë, ndër më keq të prekurit, për shkak të problemeve teknike, sipas autoriteteve italiane.

-Advertisement-

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali që nga shpërthimi u bë publik në 21 shkurt arriti në 32.877, sipas autoriteteve shëndetësore. Bilanci i vdekjeve në Itali radhitet i treti në mesin e shteteve të botës, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Shifrat akumulative të rasteve me Covid-19, pas rasteve të sotme, kanë arritur në 230,158.

Vendi aktualisht ka 55.300 të infektuar aktiv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera