Rritet në 30 numri i të vdekurve nga vërshimet në Kinë
Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 05 August 2023
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në vështrimet që goditën një qytet afër Pekinit, thanë zyrtarët kinezë të shtunën, duke bërë që numri i të vdekurve nga vërshimet e fundit në veri të Kinës të rritet në të paktën 30.
Rastet e vdekjes si pasojë e vërshimeve u raportuan nga zyrtarët në Baoding, rreth 150 kilometra larg Pekinit. Raportohet edhe për 18 të zhdukur në këtë pjesë të vendit.
Stuhia Doksuri, një ish-tajfun i fuqishëm që e goditi Kinën të premten, i ka sjell shirat më të mëdha në rajon qëkur filluan të bëhen matjet para 140 vjetëve.
Deri të shtunën, më shumë se 600 mijë banorë të Boadingut, i cili ka 11.5 milionë banorë, u evakuuan nga zonat e cilësuara si të rrezikuara nga vërshimet, njoftuan zyrtarët.
Shirat e rrëmbyer që e goditën Kinën verilindore të shtunën, i dëmtuan provincat në kufi me Rusinë dhe Korenë e Veriut.
Alarmi i kuq mbetet në fuqi në Pekin, për shkak të “rreziqeve gjeologjike”, si rrëshqitjet e dheut që ndërlidhen me motin e lig.
Operacionet e pastrimit po vazhdojnë, pas reshjeve të mëdha të shiut, të cilat e shkatërruan infrastrukturën dhe i vërshuan plotësisht shumë rrethina.
Kina është goditur fort nga moti ekstrem në muajt e fundit, nga valët e nxehtësisë që thyen rekordet e deri te vërshimet vdekjeprurëse.
Ministria për Menaxhimin Emergjent e Kinës tha se 142 vdekjet apo zhdukjet e regjistruara në korrik, u shkaktuan si pasojë e vërshimeve apo fatkeqësive gjeologjike./REL/
Të tjera
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...
-
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi zyrtarëve policorë 20 euro ryshfet
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi...
-
54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku....
-
“Për mijëra qytetarë të pasivizuar”: Shqiptarët e Luginës protestojnë sot në Medvegjë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pritet të protestojnë sot, në Medvegjë. ...
-
Aksident i rëndë në Fier, vdẹs një 21-vjeçar
Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në, në aksin rrugor “Fier-V...
-
Kush kryeson në sondazhe, Trump apo Harris?
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris ka pasur një epërsi të vogë...
-
Rama takohet sot me shqiptarët që jetojnë në Selanik
Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të takohet sot nga ora 11:00 me orën lokal...
-
Prishtinë: Arrestohet një person për dhunë në familje
Është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikis...
-
Agjenda për tetëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar agjendën për tetëvjetorin e aktivistit të s...
-
Leposaviq, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin – ndalohet nga policia
Në Postenje të Leposaviqit, policia gjatë patrullimit afër vijës kufitare kan...
-
Gjakovë: Burri rrạh gruan, arrestohet
Një burrë është arrestuar në Gjakovë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëvesh...