Rritet mundësia e kreditimit për bizneset në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 05 October 2018
Shoqata e Bankave të Kosovës(SHBK) ka njoftuar se bankat e Kosovës kanë rritur kreditimin për biznese këtë vit, duke arritur në një rritje prej 11.3% e që është rritja më e madhe në tri vitet e fundit. Sipas drejtorit ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, kjo rritje paraqet edhe rritje të qasjes në financa për bizneset, kështu duke mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe rritjen e punësimit në Kosovë nga sektori real.
Ai potencoi punën e rëndësishme që janë duke bërë institucionet financiare, përkatësisht bankat e Kosovës, për të financuar zhvillimin ekonomik të vendit, i cili është ngushtë i ndërlidhur me perspektiven e Kosovës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm social dhe ekonomik.
Në të njëjtën kohë, Balija potencoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së titujve pronësore për t’i mundësuar ekonomive familjare në Kosovë që të financojnë më lehtë dhe më lirë pronën e tyre të banimit, pasi që kjo është një parakusht i rëndësishëm i mirëqenies socio-ekonomike të secilës familje.
Në këtë drejtim kërkohet që secili pushtet komunal të ketë një plan strategjik për të pajisur me tituj pronësor të gjithë ata që janë të interesuar të blejnë pronë banesore, si dhe atyre që tanimë veç se janë pronar me kontratë të shitblerjes, por që u mungon titulli pronësor. Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështje do të ndikonte në shumë hallka të ekonomisë së vendit, të cilat janë të ndërlidhura me pronën.
Balija: Siguria kibernetike e rëndësishme për zhvillimet e reja në shërbimet digjitale bankare
Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me ‘House of Training’ nga Luksemburgu kanë organizuar sesionin informues gjysmë-ditor me temën “Menaxhimi i Sigurisë Kibernetike dhe Informacionit”. Ky sesion informues mblodhi të gjithë akterët relevant nga sektori financiar, si dhe nga organet shtetërore përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Në fjalimin e tij hyrës, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, theksoi rëndësinë e Sigurisë Kibernetike dhe të Informacionit në kuadër të zhvillimeve te reja në shërbimet digjitale bankare.
Tutje, ai përmendi një ndër faktorët më me rëndësi në avansimin e shërbimeve bankare dhe raporteve bankë-klient siç është besimi në sigurinë e shërbimeve bankare në veçanti atyre elektronike. Gjithsesi, industria bankare në Kosovë është duke bërë investime të vazhdueshme në siguri, por edhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore në lidhje me sigurinë kibernetike dhe të informacionit dhe kjo është evidente edhe nga trajnimet dhe sesionet e organizuara nga Shoqata e Bankave të Kosovës në partneritet me institucionet ndërkombëtare me përvojë të gjerë në këtë fushë siç është: House of Training nga Luksemburgu. ‘Qëllimi ynë si sektor bankar është që të iu ofrojmë klientëve bankar një shërbim sa më të lehtë dhe të sigurt në mënyrë që ata t’i realizojnë qëllimet e tyre me ndihmën e bankës, por për të arritur më shumë progres në këtë drejtim na duhet të koordinojmë dhe bashkëveprojmë me institucionet relevante siç është Policia e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës dhe institucionet tjera relevante’.
Ligjeruesi prezantoi materiale informuese për të pranishmit nga perspektiva globale e kësaj çështje, e cila është duke marrë vëmendje të madhe nga sistemet financiare edhe në vendet e zhvilluar, por në veçanti në ato në zhvillim si Kosova. Në pjesën e diskutimit pjesëmarrësit parashtruan pyetje konkrete tek ligjeruesi Hristiyan Lazarov, si dhe zhvilluan një diskutim të gjerë rreth kësaj fushe. Përveç mundësisë për diskutim rreth kësaj teme mjaft të rëndësishme në bankimin e ditëve të sotme, gjithashtu pjesëmarrësit patën mundësinë për rrjetëzim dhe shkëmbim të ideve rreth temës.
Një përkrahje e rëndësishme për këtë event u ofrua edhe nga kompania Asseco.

T� tjera
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
-
Aksident në Gjonaj të Prizrenit, ndërron jetën 22-vjeçari
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me kat...
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...

































