Rritet çmimi i mishit, qumështit, naftës e transportit
Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 10 August 2018
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin korrik të vitit 2018.
Në komunikatën për media të ASK-së thuhet se inflacioni mujor i matur në korrik 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2%, ndërsa inflacioni vjetor ishte 1.2%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin korrik 2018, krahasuar me muajin qershor 2018. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (1.1%); qumësht, djath dhe vezë (1.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (7.2%)-(ngritje e çmimeve të biletave të udhëtarëve me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin për media.
Aty po ashtu bëhet e ditur se ngritja është neutralizuar pak vetëm nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-i, si çmimet e pemëve (-2.5%); perime (-5.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 %) në IHÇK.
“Ndërkaq, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.2% në muajin korrik 2018, krahasuar me muajin korrik 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.4%); mish (2.3%); qumësht, djath dhe vezë (4.7%); perime (12.2%); duhan (3.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (9.8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbimet hoteliere (2.3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9 për qind në IHÇK”, thuhet në rezultatet e ASK-së.
Ngritja po ashtu thuhet se u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: sheqer dhe ëmbëlsira (-8.1%); veshje (-1.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-7.0%); pajisje shtëpiake (-2.5%); pajisje të telefonisë mobile (-8.4%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-4.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7) për qind në IHÇK.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
































