Ekonomi

Rriten pensionet në kohë fushate, Hekuran Murati tregon se sot u bë ekzekutimi me rritjen prej 20%

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 15 January 2025

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat e pensioneve e ku kanë dalur me rritje prej 20%, për kategoritë e luftës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këto pensione për pensionistëve të kategoritë së luftës nuk janë rritur në qeveritë e tjera.

Madje tha se për disa kategori sic janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë.

-Advertisement-

“Sot është procesuar pagesa e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit.  E veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, e për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë.  Pensionet për këto kategori nuk ishin rritur as në Qeverinë Mustafa (PDK-LDK) kur ministër i financave ishte Avdullah Hoti, e as në Qeverinë Haradinaj (PDK-AAK-Nisma) kur ministër i financave ishte Bedri Hamza. Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera