Rriten çmimet e importit dhe prodhimit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
09:37 | 26 May 2026
Rritja e çmimeve në Kosovë po vazhdon pothuajse në çdo sektor. Të dhënat e fundit tregojnë se janë shtrenjtuar si produktet që importohen nga jashtë, ashtu edhe ato që prodhohen brenda vendit, duke e rënduar edhe më shumë jetën e qytetarëve dhe kostot për bizneset.
Statistikat e ASK-së për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se çmimet e importit janë rritur mesatarisht për 2.7 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.
Rritjet më të mëdha janë regjistruar te lëkura dhe artikujt e saj me 23.2 për qind, produktet minerale me 11.5 për qind, instrumentet optike, medicinale dhe fotografike me 7.2 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 7 për qind, këpucët me 5.2 për qind dhe vajrat ushqyese me 5.1 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënje për 0.3% në TM1 2026 krahasuar me TM4 2025. Ndërkaq,krahasuar me TM1 2025, Indeksi pati rritje prej 2.7%. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (4,2%), letra dhe artikujt e saj (4,0%),instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (3,0%),pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 0.9%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0,7%) etj.”.
Shtrenjtim ka pasur edhe te produktet shtazore, ndërsa ulje të lehta janë regjistruar te produktet bimore, tekstili, plastika dhe metalet bazë. Megjithatë, këto rënie nuk kanë arritur ta zbusin trendin e përgjithshëm të rritjes së çmimeve.
Edhe krahasuar me tremujorin paraprak, çmimet e importit kanë mbetur të larta. Produktet minerale janë shtrenjtuar për 4.2 për qind, letra dhe artikujt e saj për 4 për qind, ndërsa pajisjet elektrike dhe instrumentet medicinale kanë vazhduar trendin e ngritjes.
Në të njëjtën kohë, edhe prodhimi vendor po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm. Çmimet e prodhimit në Kosovë janë rritur për 7.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa vetëm në raport me tremujorin paraprak rritja ka qenë 2.3 për qind.
Rritjet më të mëdha janë regjistruar te grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë me plot 32.2 për qind, energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ajër të kondicionuar me 18.1 për qind, prodhimi i letrës me 15.5 për qind dhe prodhimi i pijeve me 15.2 për qind.
“ Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 2,3% në mes TM1 2026 dhe TM4 2025. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (34,4%); prodhimi i pijeve (15,9%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (9,6%); prodhimi tjetër p.k.t (6,0%); prodhimi i metaleve (4,9%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (2,2%); prodhimi i produkteve kimike (2,2%); përpunimi i produkteve ushqimore (2,1%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1,7%); xeherorët dhe guroret tjera (0,9%); prodhimi i tekstilit (0,8%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (0,5%); prodhimi i mobilieve (0,1%)”.
Shtrenjtim është vërejtur edhe në përpunimin e ushqimeve, prodhimin e tekstilit, mobilieve, pajisjeve elektrike, produkteve kimike, plastikës dhe sektorëve të tjerë prodhues.
Edhe pse në disa fusha ka pasur ulje të vogla të çmimeve, si te prodhimi i metaleve ose menaxhimi i mbeturinave, ato nuk kanë mjaftuar për ta ndalur trendin e përgjithshëm të ngritjes.

T� tjera
-
Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ësh...
-
Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë – masat e sigurisë nuk u respektuan
Inspektorati Qendror i Punës njofton se ka ndërmarrë masa ndaj një objekti nd...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtoresha e QPS-së pyetet: Në krejt këtë periudhë ku qëndronte fëmija, a është marrë dikush me nënën
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dekla...
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
S’i kryen detyrat e fjetën gjatë ndërrimit, Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë
Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna të katër punëtorë. ...
-
“Blloqet e KEK-ut bien pikërisht kur energjia blihet me çmime marramendëse”, Ejupi ngre dyshime të forta për mafien energjetike
Analisti politik, Burim Ejupi, ka ngritur dyshime për mënyrën se si ndodhin n...
-
E qëlloi viktimën në prani të gruas dhe vajzës së tij të mitur, Prokuroria deklarohet për vra*sjen në Suharekë
Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me rastin e rëndë që ...

































