Lajme

Rrëzohet lisi tek Parku i Qytetit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 04 April 2023

Bora e cila sot ka mbuluar thuajse çdo anë të Kosovës padyshim se i zuri në befasi shumë prej komunave.

Në ditët e pranverës kur temperaturat ishin ngritur mjaftë shumë, gjithçka ndryshoi brenda natës.

Kësisoj edhe në Prishtinë shumë rrugë vazhdojnë të jenë vështirë të kalueshme.

-Advertisement-

Madje një problem tjetër u shfaq edhe tek Parku i Qytetit.

Në rrugën që të lidhë me parkun e qytetit dhe anët e tjera një lis është rrëzuar.

Por tashmë përgjegjësit nga Komuna e Prishtinës janë në vendin e ngjarjes duke u munduar që të sanojnë dëmin e shkaktuar dhe largimin e këtij lisi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera