Lajme

Rreziku nga zjarret/ Mehaj: FSK është në gatishmëri të plotë për të reaguar

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 23 July 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar nga rritja e temperaturave te cilat mund të shkaktojnë rrezik për zjarre, shkruan Gazeta Infokus.

Mehaj, gjithashtu ka bërë apel tek qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit.

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje që të mos ndizen zjarre na ambiente të hapura.

-Advertisement-

“Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret.

Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denonconi në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm”, ka shkruar Mehaj.

Ndërkaq, a ka njoftuar se ministria e Mbrojtjes me FSK- në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar.

“Por, kujdesi dhe vigjilenca nga ana juaj qytetarë të dashur është reagimi më efikas dhe më efektiv në situatën aktuale.
Së bashku si gjithmonë tejkalojmë çdo sfidë!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera