Rreziku i mbeturinave hapësinore për Tokën, shmanget përplasja e dy satelitëve

Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 01 February 2023
Gjithnjë e më shumë mbetje nga përplasjet dhe testet e armëve të kryera, si dhe copa raketash dhe satelitësh jashtë funksionit, po lëvizin me shpejtësi të jashtëzakonshme rreth Tokës.
Një përplasje e mbeturinave hapësinore me pasoja potencialisht katastrofike u shmang me sa duket në orbitën rreth Tokës të premten. Kjo u përcaktua nga kompania amerikane Leo Labs, e cila harton orbitën e ulët të Tokës për operatorët satelitorë. Kompania e publikoi lajmin në Twitter dhe atë e citon edhe portali heise,de.
Llogaritjet treguan se trupi i një rakete sovjetike SL-8 jashtë shërbimit dhe një satelit rus i prishur Cosmos 2361 kaluan njëri-tjetrin në një distancë prej vetëm 6 metrash, me një pasaktësi në llogaritje prej disa dhjetëra metrash.
Në të njëjtën kohë, rreziku i përplasjes ishte në një lartësi prej 984 km, një mjedis veçanërisht i pafavorshëm: nëse objektet do të ishin përplasur, me siguri do të ishin prodhuar mijëra copa mbeturinash dhe do të kishin mbetur në orbitë për dekada, vlerëson Leo Labs.
Një përplasje e tillë ishte përcaktuar paraprakisht si “skenari më i keq”, shpjegon Leo Labs në Twitter. Kjo shpjegohet me faktin se në këtë lartësi, është kryesisht jashtë kontrollit tonë dhe ndoshta do të shkaktonte një reagim zinxhir me pasoja katastrofike.
Në të vërtetë, mbeturinat e panumërta që do të rezultonin kishte të ngjarë të godasin satelitët e tjerë, gjë që do të çonte përsëri në më shumë mbeturina.
Rreziku i madh i përplasjes së tyre dëshmon edhe një herë rrezikun në rritje të mbeturinave hapësinore. Gjithnjë e më shumë mbetje nga përplasjet dhe testet e armëve të kryera, si dhe copa raketash dhe satelitësh jashtë funksionit, po lëvizin me shpejtësi të jashtëzakonshme rreth Tokës. Një përplasje e vetme mund të ketë pasoja katastrofike për të gjithë sektorin hapësinor. Agjencitë hapësinore, industria dhe institutet kërkimore janë ndërgjegjësuar për problemin dhe kërkimi për zgjidhjet e mundshme dhe kundërmasat po rritet./DW

Të tjera
-
Gjimshiti besimplotë se nga Serbia do t’i marrin nesër tri pikë
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë se ekipi i Sylvino...
-
Ish- zëdhënësi i NATO’s Jamie Shea thotë se Rusia tashmë e ka humbur ushtarin e 1 miliontë në Ukrainë
Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea ka deklaruar se Rusia ka regjistruar tashmë...
-
Uashingtoni e konfirmon se Ballkani është pjesë e strategjisë së tyre për dëbimin e migrantëve – s’japin detaje
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategj...
-
Nait Hasani: Qeveria Kurti gëzohet për dënimin e Thaçit – ende ëndërrojnë kthimin e Serbisë në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Qeverisë ...
-
BE i ndan mbi 106 milionë euro për Gjykatën Speciale, 64.5 milionë për EULEX’in që ia zgjati mandatin
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Mrekulli: Fëmijët e gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar tri ditë më parë
Një ngjarje për mrekulli ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallu...
-
KFOR-i thotë se Brian Snook është komandanti i ri i Task Forcës së Aviacionit në Bondsteel
Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Peter Helzer, kryes...
-
Shtimi i të vdekurve: Qysh e di Haga si u vr*anë 103 veta në luftë?
Nuk i mjaftuan 103, por Kimberly West futi edhe emra të tjerë në listën e vik...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që vdiq pas një aksidenti në Prizren
Nesër, më 7 qershor, në orën 16:40, do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçar...
-
Autoritetet gjermane i dënojnë shoferët e autobusit nga Kosova me 6200 euro gjobë – po bartnin edhe pëllumba
Përveç pasagjerëve, një autobus po planifikonte të transportonte një sasi të ...
-
I del paralajmërimi Kaja Kallasit – EULEX-it i vazhdohet mandati
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Gjakovë: Arrestohet një person për dh*unë në familje, i gjenden disa ar*më
Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë pas dyshimeve se ka ushtrua...