Rrezik nga barnat e falsifikuara, mos blini nga interneti
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 23 February 2023
Në tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, është potencuar se brenda një viti vdesin rreth 1 milionë njerëz nga barnat e falsifikuara.
Me këtë rast kryesuesi i Hulumtimit, Zhvillimit ‘Hoffmann – La Roche’, Pius Waldmeier, janë në përpjekje që t’i mbrojnë pacientët nga këto barna.
Ai ka treguar se tema e falsifikimit të barnave është globale, prandaj edhe vlerësimet, sipas tij, janë të ndryshme.
“Ne nuk mund ta ndalojmë falsifikimin në gjithë botën, por mund të kontrollojmë zinxhirin e furnizimeve tona dhe ne mundohemi ta bëjmë zinxhirin sa më të sigurt që mundemi dhe sa më të vështirë që të falsifikohet… Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se një milion njerëz çdo vit vdesin nga barnat e falsifikuara, kjo është shifër nga OBSH-ja. Kjo është e papranueshme, duhet të luftohet. Por, është e vështirë të parandalohet sepse ka shuma të mëdha parash që futen aty dhe ka shumë biznese që hyjnë aty”, tha mes tjerash Waldmeier.
Waldmeier tha po ashtu se vitin e kaluar nga 80 mijë faqe interneti është ofruar produkti në mënyrë të kundërligjshme, pra janë faqe të ndryshme, dhe është e pabesueshme sa shumë është rritur.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të blejnë produkte nga internet, sepse sipas tij është shumë e rrezikshme.
“Ne mundohemi që ta mbrojmë pacientin sa më mirë që të mundemi por edhe t’i mbrojmë nga produkt e falsifikuara. E definojnë strategjinë se si ta parandalojmë falsifikimin, por nëse janë falco në rajon apo në vende të caktuara, ne kontaktojmë institucionet, organizatat e pacientëve, që të na japin informacione për barnat e falsifikuara, dhe mund të ndermirën hetime ndaj këtyre veprimeve kriminale. Ne duhet të zbulojmë barnat e falsifikuara para se të shkojë tek pacienti, qëllimi është të ndihmohet pacienti…Vitin e kaluar nga 80 mijë faqe është ofruar produkti në mënyrë të kundërligjshme, pra janë faqe të ndryshme, dhe është e pabesueshme sa shumë është rritur. Mos bleni produkte nga internet sepse është shumë e rrezikshme”, tha Waldmeier
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se po e përmbyllin kornizën ligjore sa i përket rregullave që kanë të bëjë me prodhimin, çmimin e produkteve në kudër të ligjit për caktimin e çmimit të barnave. Derisa shtoi se ky vit ka mungesë të dukshëm të buxhetit sa i përket listës esenciale barnave.
“Ministria e Shëndetësisë është duke përmbyllur kornizën ligjore sa i përket rregullave që çdo gjë që ka të bëjë me prodhimin, çmimin e produkteve në kudër të ligjit për caktimin e çmimit të barnave. Tashmë diskutimi publik ka përfunduar dhe grupi së shpejti do të përfundojë edhe duke diskutuar komentet dhe diskutimet që janë dhënë nga shoqata, farmacistë, individ të ndryshëm. Veprimi i dytë ka të bëjë me rritjen e buxhetit për sa i përket furnizimit nga lista esenciale e barnave, dhe tashmë jemi edhe dëshmitarë që ky vit është si asnjëherë më parë me një buxhet goxha të mangët për furnizimin nga lista esenciale e barnave për material shpenzues mjekësor dhe barna. E po ashtu një hap tjetër, e kemi bërë edhe sa i përket monitorimit të këtij tregu apo të funksionalizimit të rregullt të institucioneve shëndetësore të industrisë farmaceutike me shumicë dhe pakicë duke shpallur edhe rekrutimin e tashmë në procedurë e sipër të 42 profesionisteve tjerë në Agjencionin e Inspektoratit Shëndetësor dhe farmaceutik”, tha Berisha.
Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë tha se si problematikë ndër vite ka qenë sektori farmaceutik. Derisa shtoi se në vitin e tretë të kësaj qeverie po shpresojnë që Ligji për Shëndetësi dhe për çmimin e barnave të vijë më shpejtë.
“Ajo që është parë deri më tani dhe shprehet edhe pjesa që ndërlidhet me opinionin e përgjithshëm ka të meta të mëdha. Sigurisht pjesa kryesore ose shqetësimi ka të bëjë me prezantimin e rremë të barnave ose pjesa e cilësisë dhe kush është ai i cili mashtrohet në kuptimin e saj, është gjithmonë konsumatori, qytetari dhe kjo bie në Ministrinë e Shëndetësisë, pjesa e mbikëqyrjes po ashtu që nënkupton me qëllim ose pa duket se Inspektorati Shëndetësor është lënë nën hije edhe të numrit të stafit dhe të mbikëqyrjes. Por, edhe aty ku ka pasur mbikëqyrje shpesh është raportuar për interferime që ndërlidhen me afera korruptive. Në vitin e tretë të kësaj qeverie po shpresojmë që këto dy ligje së shpejti të vijnë Ligji për Shëndetësi dhe për çmimin e barnave dhe do të fuqizojmë edhe pjesën e standardit dhe mbiqkyrjes”, tha Zemaj. /kp/
Të tjera
-
Letra e evropianëve për Kurtin, Rama: Kosova ta bëjë pjesën e saj nga A në Zh, pa pyetur çka duhet të bëj Serbia
Letrën e para pak ditësh, ku Gjermania, Franca dhe Italia i thonë Kosovës që ...
-
Detajet e fundit nga helikopteri i rrëzuar i presidentit iranian – ka pasur kontakt me anëtarët e ekuipazhit
Është bërë kontakt me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit të helikopter...
-
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pa...
-
Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares p...
-
AAK po rritet në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Përleshen familjarët në Shtime – tre nga ta përfundojnë në Qendrën Emergjente të Ferizajt
Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rr...
-
350 kandidatë i nënshtruan testit për pozitat e 24 prokurorëve të rinj të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues,...
-
Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna
Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë edhe pesë ditë që të regj...
-
Osmani nesër pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit
Nesër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministren për Zhvill...
-
Raportohet se është gjetur helikopteri i rrëzuar në të cilin ishte Presidenti i Iranit
“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iran...
-
Tahiri: Arratisja e Sekiraqës dështimi i radhës i drejtësisë, një arsye më shumë për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i li...
-
Rrëzohet helikopteri i presidentit të Iranit, ai ishte brenda tij
Një helikopter që transportonte presidentin Ebrahim Raisi është dashur të bëj...