Rrezarta Krasniqi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK: Le të vendosë anëtarësia, jo rrethet e ngushta
Autori: Gazeta inFokus
12:40 | 29 July 2026
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në parti, duke theksuar se Kuvendi i jashtëzakonshëm duhet të shërbejë si nisje e një procesi të ri demokratik që, sipas saj, do ta ringrisë LDK-në dhe do ta forcojë për sfidat e ardhshme.
Përmes një reagimi publik, Krasniqi vlerëson se pas rezultateve të fundit zgjedhore nuk mjafton vetëm ndryshimi i retorikës, por kërkohet ndryshim në mënyrën e funksionimit dhe të vendimmarrjes brenda partisë.
“LDK-së i duhen zgjedhje të brendshme, jo për t’u ndarë, por për t’u ringritur. Kuvendi i jashtëzakonshëm duhet të jetë fillimi i një procesi të ri demokratik, që e rikthen besimin e anëtarësisë dhe e forcon partinë për sfidat që e presin”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo ka theksuar se LDK-ja ka nevojë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, ku vendimin ta marrë anëtarësia dhe ku të vlerësohen puna, kontributi, integriteti dhe besimi i fituar ndër vite.
“Le të vendosë anëtarësia. Pikërisht këta duhet ta kenë fjalën vendimtare për drejtimin e LDK-së. Le të jetë demokracia ajo që përcakton këtë drejtim të ardhshëm”, është shprehur ajo.
Krasniqi ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të partive politike, duke thënë se ato nuk duhet të mbështeten në rrethe të ngushta apo afërsi me udhëheqësit, por te mbështetja e anëtarësisë dhe e qytetarëve.
“LDK-ja nuk është pronë e askujt. Ajo është shtëpia jonë e përbashkët politike, e ndërtuar me sakrificën dhe përkushtimin e shumë brezave”, ka deklaruar ajo.
Në fund të reagimit, Krasniqi ka theksuar se qëndrimi i saj nuk lidhet me interesa personale apo kundër ndonjë individi, por është një thirrje për një LDK më të bashkuar, më demokratike dhe më të fortë.
“LDK-ja duhet të ndryshojë që të ringritet fuqishëm, sepse Republika e Kosovës ka nevojë për një LDK të fortë, demokratike dhe fituese. Kur fiton demokracia brenda LDK-së, fiton edhe LDK-ja. E kur fiton LDK-ja, fiton Kosova”, ka përfunduar Krasniqi.

T� tjera
-
Ymeri-Kurtit: Je me mentalitet të vjetër, ki me ra shumë shpejt
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti ...
-
Kuvendi mbetet në terr, ndërpritet seanca ku po diskutohej për buxhetin
Ndërprerja e energjisë elektrike ka lënë në terr sallën e Kuvendit të Kosovës...
-
Godet era e fortë, bien dritaret nga ndërtesa, dëmtohet një veturë
Në Matiqan të Prishtinës sonte nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë...
-
Aksident tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë, humb jetën një person me aftësi të kufizuara
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ...
-
Kuvendi në orar të zgjatur, deputetët ende në sallë plenare
Ndonëse ora ka kaluar 22:20, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk po i ja...
-
“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
Rrezarta Krasniqi ka ngritur akuza për punësime dhe përfitime të familjarëve ...
-
Bajrami – Kurtit: Qe gjashtë vjet në pushtet, ka mbetë tu folë për të kalumen
Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LDK-s...
-
Shiroka Pula në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë 2026: Të rinjtë e Kosovës janë të angazhuar në teknologji dhe informacion, njohin disa gjuhë të huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, takoi delegacionin...
-
Kurti e pranon se qytetarët po largohen nga vendi, gjendjen në arsim dhe drejtësinë i rendit si arsye kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e Kosovës për migri...
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
































