Lajme

Rreth 8900 raste të raportuar përmes aplikacionit “LAJMËRO POLICINË”

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 30 June 2022

Policia e Kosovës thotë se po punon me përkushtim për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se përmes lansimit të platformës digjitale “LAJMËRO POLICINË”, janë bërë rreth 8900 raportime.

“Policia e Kosovës po punon me përkushtim për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë parandalimin e kriminalitetit, luftimin e dukurive negative, menaxhimin e kufirit, mundësimin e lëvizjes së lirë si dhe respektimin e të drejtave njerëzore. Për të lehtësuar  bashkëpunimin, komunikimin e ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës kohë më parë është lansuar platforma digjitale “LAJMËRO POLICINË””, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Po ashtu përmes këtij njoftimi kanë thënë se ky aplikacion/platformë siç është bërë e ditur mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht.

“Ky aplikacion/platformë siç është bërë e ditur mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht. Deri në këtë fazë përmes këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës janë raportuar rreth 8900 raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për raportimin e rasteve të ndryshme dhe bashkëpunimin e ofruar në arritjen e objektivave tona të përbashkëta për garantimin e një sigurie të përgjithshme dhe inkurajon të gjithë pa dallim që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim dhe në mënyrën më të lehtë për ta, përfshirë këtu edhe lajmërimin e rasteve përmes aplikacionit “LAJMËRO POLICINË””, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tyre të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera