Ekonomi

Rreth 480 milionë euro depozita të reja

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 16 January 2019

Në sektorin bankar të Kosovës depozitat e reja kanë arritur në 479 milionë euro gjatë periudhës janar-nëntor 2018, bëhet e ditur në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), përderisa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kanë shënuar rritje për 73.4 milionë euro.

Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se në nëntor të vitit 2018 shuma e mjeteve të depozituara në banka ka arritur vlerën 31.8 milionë euro, nga 31.1 milionë euro sa kanë qenë gjatë muajit nëntor të vitit paraprak. Po ashtu, gjatë muajit tetor të vitit 2018, shuma e mjeteve të depozituara në bankat komerciale që operojnë në Kosovë ka arritur në 38.2 milionë euro, nga 30.4 milionë euro sa kanë qenë në tetor të vitit 2017. Ndërsa gjatë muajit shtator të po kësaj periudhe, në bankat komerciale janë depozituar 43.3 milionë euro, nga 40.9 sa ishin depozituar në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pra, gjatë muajit shtator në banka janë deponuar 43.3 milionë euro, apo 2,4 milionë euro më shumë se sa në shtatorin e vitit 2017, derisa gjatë muajit  gusht të vitit të kaluar shuma e mjeteve të depozituara ka arritur rekordin në 88.9 milionë euro, nga 70.5 milionë sa ishin në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Edhe gjatë muajit korrik 2018 ka pasur rritje të depozitave në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Gjatë këtij muaji në banka janë depozituar 68.8 milionë euro, nga 59.2 sa ishin në korrik të vitit 2017. “Gjatë muajit qershor të vitit 2018 në banka janë depozituar 22.5 milionë euro, gjatë muajit maj 37 milionë euro, gjatë muajit prill 33.4 milionë euro, gjatë muajit mars 40.6 milionë euro, gjatë muajit shkurt 33.6 milionë euro, si dhe gjatë muajit janar 40.9 milionë euro”, thuhet mes tjerash në raportin e fundit të BQK-së. Derisa gjatë qershorit të vitit 2017, në banka janë depozituar 27.1 milionë euro, gjatë muajit maj 24.8 milionë euro, gjatë muajit prill 26.1 milionë euro, gjatë muajit mars 29.2 milionë euro, gjatë muajit shkurt 29.2 milionë euro si dhe gjatë muajit janar 37 milionë euro.

-Advertisement-

Depozitat e reja në periudhën janar-nëntor 2018

Burimi i të dhënave: BQK, nëntor 2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera