Lajme

Rrëmbimi në Pejë, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 06 January 2023

Gjatë ditës së djeshme, një 16-vjeçar me iniciale E.N. është rrëmbyer në Pejë nën kërcënimin e armës.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët janë duke u marrë në pyetje.

Kjo është konfirmuar  nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

-Advertisement-

“Aktualisht jemi në fazën e veprimeve intensive hetimore për këtë çështje penale. Policia e Kosovës me herët ka arrestuar dy persona për ketë rast, të cilët momentalisht gjenden në Stacion Policor duke u marrë në pyetje. Prokurori i shtetit këtë rast e ka cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. Kaq mund të ndajmë informata për momentin”, ka thënë Nikçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera