Rregullat që duhet t’i dini kur u jepni fëmijëve ilaçe
Autori: Gazeta inFokus
11:55 | 01 December 2017
Para së gjithash na duhet t’ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes me përdorimin e medikamenteve, pra asnjëherë mos merrni iniciativa që nuk rekomandohen nga mjeku ose nëse medikamenti nuk shkruan të kundërtën.
Gjatë përdorimit të medikamenteve duhet të keni parasysh se:
Duhet të pyesni gjithmonë mjekun në lidhje me medikamentet që duhet të mbani në shtëpi dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Për shembull paracetamoli mund të merret edhe pa ngrënë ushqim ndërsa ibubrofeni jo, shkruan pernenat.al.
Ndiqni gjithmonë edhe udhëzimet e fletës shoqëruese të medikamentit.
I jepni fëmijës gjithmonë medikamente për moshën e tij. Asnjëherë nuk duhet të përdoren medikamentet e të rriturve tek fëmijët.
Medikamentet që mund të përdoren pa përshkrimin e mjekut mund të jetë ato të temperaturës, kollës së thatë apo me sekrecione kur nuk bëhet fjalë për komplikacione, medikamentet e dhimbjes së barkut, të vjellave dhe gripit.
Limiti maksimal i përdorimit është 5 ditë dhe nëse simptomat vazhdojnë mund të flisni me mjekun.
Shikoni gjithmonë datën e skadencës dhe mos e hidhni asnjëherë kutinë. Ajo e mbron medikamentin dhe ju ofron të dhëna të rëndësishme.
I ruani medikamentet në zonë të sigurt që fëmija nuk i prek dot.
Mos i jepni asnjëherë fëmijës antibiotik, apo medikamente të tjera që normalisht duhet të merren me recetë edhe nëse i keni përdorur më parë.
E pyesni gjithmonë mjekun në lidhje me mundësinë e përdorimit të një medikamenti që nuk jeni e sigurt, mos merrni këshillat e miqve apo të afërmve. Nëse keni dyshime ai duhet të jetë i pari që duhet të kontaktohet.

T� tjera
-
AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të bluar nga AJH FOODS, ndalon përkohësisht prodhimin
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të prod...
-
Mbi 1 miliard euro për rrymën e importuar, Ramadani: Me këto para do të ishte ndërtuar një termocentral i ri
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për varë...
-
Rënie drastike e temperaturave të shtunën
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht të...
-
Ardian Gola: Të mos ngatërrojmë pozitën me meritën dhe titullin me dijen
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka ndarë një reflektim mbi ve...
-
S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari
Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u n...
-
ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
Black Friday këtë vit vjen me oferta të jashtëzakonshme në Comodita Home! Bre...
-
Byroja, Reshitaj: Do të vijë dita për të kuptuar kush e keqpërdori shtetin – do të zhgënjeheni!
Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, ka reaguar pasi presidentja e vendit e k...
-
Presidentja e Bullgarisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen e tyre për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga P...
-
Microsoft njofton përmirësim të shërbimeve pas ndërprerjes globale, miliona përdorues 18 orë pa akses
Microsoft ka njoftuar se po shënon përparim në rikthimin e shërbimeve pas një...
-
Një muaj arrest shtëpiak për zyrtarin e arkivit që dyshohet për keqpërdorim detyre
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një...
-
Nëse ia mësyeni Shqipërisë, ky do të jetë moti në vikend
Moti në Shqipëri do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, në t...
-
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë
Gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, inspektorët e...

































