Sport

Rrëfimi shokues i Artetas: Kur isha 2 vjeç më hapën zemrën, prindërve u thanë se s’mund…

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 03 August 2022

Pamjet nga traileri i dokumentarit të ri të Amazon Prime për Arsenalin tregojnë trajnerin Mikel Arteta duke folur hapur lojtarëve të tij për një operacion që kishte bërë që kur ishte dy vjeç për të shmangur më të keqen.

“Kam lindur me një problem të madh në zemër që doktorët nuk nuk mund ta zgjidhnin pa u bërë dy vjeç, sepse isha shumë e vogël”, ka shpjeguar Arteta.

“Duhej të ma hapnin zemrën. Ishte një nga operacionet e para që u bë në atë mënyrë në Spanjë, kështu që nuk e dinim se si do të përfundonte. Isha një fëmijë me të vërtetë i gjallë, energjik, por doktori u tha prindërve të mi se nuk do të mund të bëja shumë ushtrime fizike me atë problem.”

-Advertisement-

Këtë bisedë para skuadrës Arteta e bëri pasi Arsenali kishte humbur tri ndeshjet e para të Premier League të sezonit të kaluar (një ecuri që përfshinte një humbje 5-0 ndaj Manchester City-t).

Arteta nuk hoqi dorë nga ëndrra e tij e madhe, futbolli, falë stafit mjekësor që kreu operacionin e tij 38 vjet më parë.

“Gjithçka u zhvillua në një mënyrë normale dhe unë arrita të përmbush ëndrrën time për të qenë një futbollist profesionist. Kur isha më i ri, më thanë se nuk mund ta bësh këtë, nuk mund të ekspozohesh kaq shumë, nuk mund të të çojmë në kufirin e kapacitetit të zemrës. Gjithmonë e kam shtyrë veten në kufi.”

Një ish-kapiten i Arsenalit, Arteta luajti 150 ndeshje me “Topçinjtë” midis viteve 2011 dhe 2016, pasi kishte kaluar gjashtë vjet tek Evertoni.

Më herët, në karrierën e tij si lojtar, luajti për dy vjet në skuadrën skoceze të Premiership, Rangers, përpara se të bashkohej me Real Sociedadin në vitin 2004.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera