Fokus

Rrëfimi i babait të cilit forcat serbe ia morën dy djemtë nga duar dhe ia kthyen në arkivol (VIDEO)

Autori: Sylejman Sylejmani 19:05 | 14 April 2019

Mëngjesi i 15 prillit 1999 nuk zbardhi sikur ditët e tjera, në lagjen e Bosnjkëve në Mitrovicë.

Në këtë lagje, atë ditë do të ndodhte një prej masakrave më të rënda të qytetit.

11 burra të lagjes do të vriteshin, e shumë gra do të dhunoheshin nga forcat serbe.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka sjellur rrëfimin e 72 vjecarit, Isa Sherifi i cili humbi dy djemtë në këtë krim.

Sherifi ka treguar se si njëri prej komandantëve serbë i kishte thënë që të zgjidhte mes dy djemëve, se cilin dëshiron ta shpëtojë.

Megjithatë, plaku i fortë nuk kishte mundur të zgjedhte mes dy djemëve, të cilët ishin në ditët më të mira të rinisë.

Ndiqeni reportazhin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera