Lajme

Rrahu vajzën e tij, arrestohet një burrë në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 26 October 2022

Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, e ku pas konsultimit me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në polici është iniciuar si “Keqtrajtim apo Braktisje e Fëmijëve”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera