Lajme

Rrahmani: Këto janë masat urgjente që të ndalohet ikja e profesionistëve dhe fuqisë punëtore jashtë vendit

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 05 January 2023

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se më shpejt se kurrë duhet rritur pagat në sektorin publik e privat, duke përmirësuar të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe të investohet në shëndetësi dhe arsim.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këto masa duhet ndërmarrë urgjentisht që të ndalohet ikja e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Sot më shpejtë se kurrë duhet të veprojmë…

-rritjen e pagave në sektorin publik e privat;

-përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat;

-investimet në shëndetësi dhe arsim.

Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera