Lajme

Rrahje në shkollën teknike në Prishtinë, arrestohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 05 January 2023

Katër persona janë arrestuar pas një përleshje që ka ndodhur në një shkollë të mesme të Prishtinës.

Kështu tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se personat e dyshuar janë dërguar në mbaje.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në një shkollë në Prishtinë. Në këtë rast është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor. Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, tha Ahmeti.

Klankosova.tv merr vesh se rasti ka ndodhur në Shkollën e Mesme Teknike “28 nëntori”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera